Sport

Partizani dhe Vllaznia në vend-numëro, ndajnë nga 1 pikë pa vlerë! (KLASIFIKIMI)

Një barazim që i mban pozicionet e pandryshuara, me Vllazninë në vendin e dytë me 51 pikë dhe Partizanin në vendin e tretë me 48 pikë.

7 Prill 2024, 22:33 Nga DOSJA

Partizani dhe Vllaznia në vend-numëro, ndajnë nga 1 pikë pa

TIRANE - Partizani dhe Vllaznia dhuruan një barazim pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e javës së 30-të të Superiores. Në një ndeshje pa shumë raste, si kryeqytetasit ashtu dhe shkodranët nuk arritën dot që të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Partizanin që pati disa mundësi të mira për shënim, ndërkohë që Vllaznia ishte më e kujdesshme mbrapa dhe priste mundësinë e kundërsulmeve. Në të 31-tën “demat” patën dhe mundësinë më të mirë për të shënuar me kapitenin Arinaldo Rrapaj, i cili goditi bukur brenda zone, por topi u ndal në shtyllë. Në të 37-ën Vllaznia u kundërpërgjigj me Alivodën, i cili u ndal nga Qarri.

Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e vakët, me skuadrat që më tepër menduan për të mos pësuar sesa për të shënuar. Si Orges Shehi ashtu dhe Qatip Osmani bënë zëvendësimet e tyre duke tentuar të marrin maksimumin, por në fund nuk marrin më shumë se një pikë.

Një barazim që i mban pozicionet e pandryshuara, me Vllazninë në vendin e dytë me 51 pikë dhe Partizanin në vendin e tretë me 48 pikë. Ky barazim i vlen më tepër Egnatias, që ka mundësinë për tu shkëputur akoma dhe më tepër në vendin e parë.

Partizani dhe Vllaznia në vend-numëro, ndajnë nga 1 pikë pa

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll