Sport

Fitorja e Juventusit lumturon Arabinë, Superkupa e Italisë gati të thyej një tjetër rekord!

Në Final Four, ende mbetet për t’u zbuluasr se cila do të jetë skuadra tjetër, pasi deri më tani janë zbardhur 3 klube.

4 Prill 2024, 01:20 Nga DOSJA
Fitorja e Juventusit lumturon Arabinë, Superkupa e Italisë gati

ARABI SAUDITE - Arabia Saudite po përgatitet të presë një Superkupë të nivelit të lartë të Italisë në janar 2025. Fitorja e Juventusit ndaj Lazios në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë (2-0, golat nga Chiesa dhe Vlahovic), dërgoi bardhezinjtë në 'Final Four' vitin e ardhshëm.

Formati, ai i 'Final Four'-it, i konfirmuar zyrtarisht më 29 mars të kaluar pas rezultateve të shkëlqyera të edicionit të parë historik të fituar nga Interi ndaj Napolit vetëm pak muaj më parë.

Me përjashtim të trazirave të bujshme në renditje, Zikaltrit do të vazhdojnë të jenë atje bashkë me Milanin, mjaft të sigurt për vendin e dytë në Serie A që është afër përfundimit.

Skuadrat nga Milano do t'i bashkohen edhe finalists së Kupës së Italisë ku prezenca e Juves është shumë e mundshme, për vendin tjetër do të luhet mes Fiorentinës dhe Atalantës.

Ngjarja e shumëpritur, e cila duhet të zhvillohet nga 3 deri më 7 janar të ardhshëm në tokën saudite. Për momentin Interi, fitues i shpallur i Serisë A, do të sfidonte humbësin e finales së Kupës së Italisë të planifikuar për në 15 maj në Romë.

Megjithatë, fituesi do të përballej me Milanin. Tre ndeshje, të gjitha nëntëdhjetë minutëshe dhe pa kohë shtesë, nëse klubet vendosin të respektojnë rregullat e edicionit të kaluar. Në rast barazimi do të kalohet menjëherë tek penalltitë. 

Në pritje për të zbuluar përfundimisht pjesëmarrësit, e vetmja siguri është rëndësia e madhe e garave që do të zhvillohen siç theksohet nga shifrat. Në fakt, finalja e Superkupës mes Interit dhe Napolit më 22 janar të kaluar solli rreth 7.1 milionë shikuesve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll