Sport

VIDEO / Parisi arrin në finalen e Kupës së Francës, eliminoi Rennes!

Në finalen e Kupës së Francës. PSG do të gjejë ekipin e Lyon, që nga ana e tij eliminoi suprizën e Valenciennes.

4 Prill 2024, 00:46 Nga DOSJA
VIDEO / Parisi arrin në finalen e Kupës së Francës, eliminoi

FRANCE - PSG është finalistja e dytë e Kupës së Francës. Kampionët mundën në gjysmëfinale me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Rennes. Ishte Kylian Mbappe protagonisti i ndeshjes me mundësitë dhe realizimin e tij. Pak para fundit të pjesës së parë, PSG fitoi një 11-metërsh por Mbappe nuk mposhti dot veteranin Mandanda.

Atë që nuk bëri dot penalltia, Mbappe e shndërroi në të 40-tën, ku pas një kundërsulmi të shpejtë goditja e futbollistit shkoi në rrjetë, duke u ndihmuar edhe nga një devijim.

Në finalen e Kupës së Francës. PSG do të gjejë ekipin e Lyon, që nga ana e tij eliminoi suprizën e Valenciennes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll