Sport

VIDEO / Fiorentina më pranë finales së Kupës së Italisë!

Fiorentina fitoi me shifrat 1-0 falë eurogolit të Rolando Mandragorës në pjesën e parë. Mesfushori italian shënoi një gol shumë të bukur pas gjysmë ore lojë.

4 Prill 2024, 00:43 Nga DOSJA
VIDEO / Fiorentina më pranë finales së Kupës së

ITALI - Ngjyroset vjollcë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës. Vendasit fituan 1-0 falë eurogolit të Rolando Mandragorës në pjesën e parë. Mesfushori italian shënoi një gol shumë të bukur pas gjysmë ore lojë.

Topi u plas në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Dhe në stadiumin “Artemio Franchi” nisi festa e tifozëve të Fiorentinës. Sfida nuk prodhoi më gola dhe skuadra finaliste do të përcaktohet në duelin e kthimit në “Gewiss Stadium” (24 prill).

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti e zhvilloi të plotë këtë takim për Atalantën. Juventus-Lazio është çifti tjetër gjysmëfinal. Bardhezinjtë e Max Allegrit fituan 2-0 duelin e parë në Torino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll