Sport

VIDEO / Manchester City, rigjen fitoren edhe golat, shkatërron Aston Villan!

Me shifrat 4-1 fitoi Manchester Cityn, që për momentin ndan vendin e dytë me Liverpoolin me një ndeshje më pak. Duke qenë një pikë larg Arsenalit kryesues.

4 Prill 2024, 00:50 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City, rigjen fitoren edhe golat, shkatërron Aston

ANGLI - Manchester City nuk u përmbajt përballë Aston Villës, duke fituar 4-1. Phil Foden, autor i tre golave, ishte heroi i kampionëve në fuqi. Rodri zhbllokoi takimin në minutën e 11’, por djemtë e Unai Emery barazuan pas 9 minutave. Me anë të kolumbianit John Duran.

Më pas Foden “show”. 23-vjeçari mposhti tri herë suedezin Olsen, duke u ngjitur në kuotën e 14 golave gjatë këtij sezoni në kampionat.

Përfundimisht 4-1 për Manchester Cityn, që për momentin ndan vendin e dytë me Liverpoolin (-1 ndeshje). Duke qenë një pikë larg Arsenalit kryesues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll