Sport

Aksident tragjik! Hipizmi vajton vdekjen e Stefano Cherchi, kalorësin që bëri Britaninë e Madhe të binte në dashuri me të…

Kalorësi sard vdiq në moshën 23-vjeçare në Australi, pasi u rrëzua gjatë një gare më 20 mars.

3 Prill 2024, 22:16 Nga DOSJA
Aksident tragjik! Hipizmi vajton vdekjen e Stefano Cherchi, kalorësin

AUSTRALI - Një rrufe në qiell ka goditur garat italiane të hipizmit. Stefano Cherchi, një talent sportiv italian i përfshirë në një garë të organizuar në hipodromin e Thoroughbred Park, ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare.

Me origjinë nga  Mores, kalorësi sard po kryesonte në një garë të zhvilluar më 20 mars, kur u përfshi në një rënie që e pa atë të goditur në kokë, duke pësuar lëndime, të cilat u konsideruan menjëherë shumë të rënda. 

Pasi bëri bujë në Britaninë e Madhe për sukseset e tij, Cherchi u dërgua menjëherë në spitalin në Canberra, ku prindërit dhe një nga motrat e tij iu bashkuan. Pranë shtratit të tij ka mbërritur edhe një fenomen tjetër i atij sporti, Andrea Atzeni, mësuesi dhe miku i Çerçit, por kalorësi italian nuk ka mundur të dalë nga koma dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës së 3 prillit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll