Sport

VIDEO / Arsenali bën detyrën ndaj Lutonit dhe merr përkohësisht kreun!

Suksesi i sotëm ka ngjitur përkohësisht Arsenalin në krye të Premier League. Me një pikë dhe një ndeshje më shumë se Liverpooli.

4 Prill 2024, 00:36 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali bën detyrën ndaj Lutonit dhe merr

ANGLI - Arsenalit i mjaftoi pjesa e parë për të siguruar tri pikët përballë Lutonit. Skuadra e Mikel Artetës triumfoi 2-0 në “Emirates”. Gunners kaluan në avantazh me anë të kapitenit Odegaard, teksa autogoli i japonezit Hashioka solli avantazhin e dyfishtë në fundin e fraksionit të parë.

Vendasit menaxhuan rezultatin në 45 minuta e dytë dhe në fund festuan rikthimin te fitorja. Suksesi i sotëm ka ngjitur përkohësisht Arsenalin në krye të Premier League. Me një pikë dhe një ndeshje më shumë se Liverpooli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll