Sport

VIDEO / Leverkuseni me 'poker' kalon në finale e Kupës së Gjermanisë!

Finalja Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit (25 maj).

4 Prill 2024, 01:17 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkuseni me 'poker' kalon në finale e Kupës

GJERMANI - Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë. “Aspirinat” nuk hasën probleme përballë Fortuna Dusseldorfit, që garon në Bundesliga 2, kundërshtar të cilin e mposhtën 4-0.

Djemtë e Xabi Alonsos zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, fraksion ku realizuan tri herë. Me Jeremie Frimpong, Amine Adli dhe Florian Wirtz. Ky i fundit festoi sërish në minutën e 60-të, moment kur u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Titulli i parë në histori është shumë afër (+13 me Bayernin), ndërkohë që është një hap larg fitimit të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e Xabi Alonsos është edhe një nga pretendentët për triumfin në Europa League. Turne ku do të sfidojë anglezët e West Hamit për një biletë në gjysmëfinale. Finalja Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të luhet në “Olympiastadion” të Berlinit (25 maj).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll