Sport

Klubi i madh anglez kërkon të tranferojë Thomas Strakoshën

6 Mars 2019, 19:32 Nga DOSJA
Klubi i madh anglez kërkon të tranferojë Thomas Strakoshën

Portieri i kombëtarës shqiptare, Thomas Strakosha me performancat e tij të mira këtë sezon ka ngjallur interesin e klubit të madh anglez, Tottenham të cilët duan të përfitojnë shërbimet e shqiptarit.

Pasi qe afër Liverpulit në verë, me të kuqtë që në fund vendosën të merrnin portierin e Romës, Alison, gardiani i formacionit bardhekaltër është sërish i lakmuar në Angli, pasi Tottenham e sheh atë si parardhës të denjë për portierin francez, Hugo Lloris.

Gardiani i përfaqësueses së Francës tashmë është 32 vjeç dhe drejtuesit e klubit londinez shohin te portieri shqiptar mundësinë e një investimi të sigurt për të ardhmen.

 Ndërkohë, Lacio do të ishte gati ta lëshonte portierin shqiptar nëse çmimi do të ishte i pëlqyeshëm nga italianët.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lacio portieri i kombetares thomas strakosha tottenham lacio portieri i kombetares thomas strakosha tottenham

Sondazh

Poll