Sport

Ish futbollisti i Real Madrid festoi si i ‘çmendur’ në Bernabeu fitoren e Ajax-it

6 Mars 2019, 17:23 Nga DOSJA
Ish futbollisti i Real Madrid festoi si i ‘çmendur’ në

Ajax befasoi dje të gjithë kontinentin europian dhe më gjerë, pasi eliminoi nga Champions League Real Madridin me fitoren 4-1 në Santiago Bernabeu.

Festa për hollandezët filloi pas rënies së bilbilit, pasi jo vetëm siguruan një vend në çerekfinale, por skualifikuan kampionët në fuqi.

Një nga lojtarët që festoi më shumë ishte pikërisht ish futbollisti i Real Madrid, Klaas-Jan Huntelaar edhe pse ai nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshje.

Festa e 35 vjeçarit ngjalli shumë debat në rrjetet sociale për shkak të kalurës së tij. Huntelaar ka qenë pjesë e madrilenëve gjatë sezonit 2008-2009 dhe kjo i nervozoi tifozët të cilët e shikuan si një shenjë mosrrespektimi për ish-klubin e tij.

Edhe pse me shumë vite në supe, Huntelaar këtë sezon ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport klaas jan huntelaar real madrid ajax klaas jan huntelaar real madrid ajax

Sondazh

Poll