Sport

Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, FSHF përjashton Kamzën nga Kategoria Superiore

6 Mars 2019, 14:02 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit Hamiti, FSHF përjashton Kamzën nga Kategoria

Pas incidentin të shëmtuar që ndodhi të dielën e kaluar në ndeshjen Kamza-Laçi kur arbitri i ndeshjes, Eldorian Hamiti u dhunua nga tifozët dhe zyrtarët e klubit e klubit (lexo këtu), Komisioni i disiplinës mori sot vendimin drastik për të përjashtuar ekipin e Kamzës nga Kategoria Superiore.

Si pasojë, të gjitha ndeshjet e mbetura të kampionatit për Kamzën do tu jepen si fitore 3-0 në tavolinë ekipeve kundërshtare në përballjet e përcaktuara në kalendarin e kampionatit.

Me 12 ndeshje të mbetura në Superiore, kjo do të thotë se të gjitha ekipet do të marrin nga së paku 3 pikë dhe në takimin e përcaktuar me Kamzën do të bëjnë pushim.

Tre janë skuadrat janë skuadrat të cilat do të përfitojnë më shumë pasi kishin dy takime të papërfunduara, që kthehen në gjashtë pikë për Luftëtarin, Skënderbeun dhe Flamurtarin.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ndaj arbitrit dhuna ne stadiume eldorian hamiti perjashtohet kamza dhuna ndaj arbitrit dhuna ne stadiume eldorian hamiti perjashtohet kamza

Sondazh

Poll