Sport

Dhuna ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, Shoqata e Arbitrave bojkoton kampionatin: Nuk ka siguri për jetën

6 Mars 2019, 19:23 Nga DOSJA
Dhuna ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, Shoqata e Arbitrave bojkoton kampionatin:

Pas incidentin të shëmtuar që ndodhi të dielën e kaluar në ndeshjen Kamza-Laçi kur arbitri i ndeshjes, Eldorian Hamiti u dhunua nga tifozët dhe zyrtarët e klubit (lexo këtu), Shoqata e Arbitrave ka vendosur që të bojkotojë kampionatin deri në një afat të pacaktuar.

Është presidenti i shoqatës, Tahir Kastrati i cili bën me dije se arbitrat ndihen të pasigurtë për jetën dhe se e kanë të pamundurën të vazhdojnë në këto kushte.

Arbitrat nuk kanë siguri për jetën. Presim reagim nga të gjithë aktorët, ndryshe nuk zbresim në fushë. Vendimin ia kemi komunikuar FSHF-së.

Ky vendim i Shoqatës të Arbitrave vjen pas vendimit Komisionit të Disiplinës për të përjashtuar Kamzës nga Kategoria Superiore.(lexo këtu)

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ndaj arbitrit eldorian hamiti shoqata e arbitrave tahir kastrati dhuna ndaj arbitrit eldorian hamiti shoqata e arbitrave tahir kastrati

Sondazh

Poll