Sport

Gruaja e nevrikosur me madrilenët: Njerëz negative, largoje veten nga ekuacioni, Marcelo: Të dua

6 Mars 2019, 14:37 Nga DOSJA
Gruaja e nevrikosur me madrilenët: Njerëz negative, largoje veten nga

Gruaja e Marcelos, Claricë Alves ka nxjerrë në Instagram një shprehje të Marc Chernoff pas eliminitim të Real Madridit nga Champions League nga Ajax mbrëmë në Bernabeu.

Chernoff bashkë me partneren e tij janë shkrimtarë dhe trajnerë për jetën, ku kanë shkruar dy libra motivues dhe ndajnë një websitë për të njejtin qëllim.

Alves e postoi tekstin në Instagram ndërkohë që përdortë vendondodhjen e stadiumit Santiago Bernabeu, një foto e cila ishte marrë nga website i çiftit Chernoff.

‘Dije vlerën tënde’

Nëse dikush përpiqet që të iu trajtojë si një zgjedhje ndër të shumtat, ndihmoji ato duke larguar veten nga kjo renditje.

Me këtë mesazh gruaja e Marcelos ka dhënë shenja për një largim të mundsëhm të brazilianit nga Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Nuk është krenari, por respekt për veten. Mos prit të shohësh ndryshime pozitive në jetën tënde nëse rrethohesh nga njerëz negative.

Për ti shtuat akoma më shumë dyshimet, Marcelo ka komentuar në postimin e gruas së tij duke shkruajtur ‘Të dua’.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport marcelo real madrid marcelo real madrid

Sondazh

Poll