Sport

Ajax-Real Madrid, fundi i një perandorie dhe fillimi i ‘epokës së errët’ madrilene

6 Mars 2019, 16:50 Nga DOSJA
Ajax-Real Madrid, fundi i një perandorie dhe fillimi i ‘epokës

Kampionet e Europës, Real Madrid, u skualifikuan mbrëmjen e djeshme nga Liga e Kampionëve nga ekipi hollandez i Ajax-it duke lënë gojëhapur të gjithë kontinentin europian dhe më gjerë me performancën e tyre në kryeqytetin spanjoll.

Futbollistët e ‘Los Blancos’ dhe të gjithë tifozët madrilenët po vazhdonin të jetonin në iluzionin e kampionëve dhe nuk ishin të aftë të shikonin ‘elefantin e madh’ i cili qëndronte në dhomën e tyre që prej në fillim të sezonit.

Ajax shënoi 4 herë në Bernabeu duke siguruar kështu vendin e tyre në çerekfinale, në atë që mund të quajmë ‘javën e ferrit’ për Real Madridin, pasi humbën dy ‘El Clasico’ të njëpasnjëshme duke u skualifikuar kështu nga Kupa e Mbretit dhe gjithashtu u mundën prap nga Barcelona në La Liga duke humbur çdo shpresë për të shpallur kampionë të Spanjës pasi qëndrojnë 12 pikë larg kryesueve të me 12 ndeshje të mbetura.

Duke marrë parasysh performancën e Real Madridit gjatë gjithë sezonit kuptojmë se kjo rënie e ‘mbretërve’ ka filluar shumë më herët se javën e kaluar.

Kur ka nisur rënia e Real Madridit?

Në 26 ndeshje të luajtura në La Liga deri më tani, Real Madrid ka humbur 8 dhe ka barazuar 3 herë, të cilat përkthehen në 30 pikë të humbura, duke shfaqur krizën e një klubi elitë siç duhet të jetë ekipi i cili fitoi 3 herë rradhazi Ligën e Kampionëve.

Përveç se kanë dalur të humbur me Barcelonën në dy ndeshjet e zhvilluara në La Liga, ku ndeshja e parë u nda me rezultain turpërues 5-1 në Camp Nou, ata janë mundur 3 herë në shtëpinë e tyre nga ekipet mesatare të kampionatit spanjoll siç janë Levante, Real Sociedad dhe Girona, diçka që nuk duhet të figurojë asnjëherë në rezymenë e një ekipi kampion si Real Madrid.

Gjithashtu vlen të përmendim humbjet në fazën e grupeve të Champions League, pavarësisht se kryesuan grupin, CSKA Moscoë i mori 6 pikë madrilenëve duke iu shkaktuar kështu dhe një disfatë tërpuruese 3-0 kampionëve përsëri në shtëpi.

Po nga ka ardhur ky ndryshim drastik në mentalitetin e madrilenëve?

Fillimisht e nisim nga largimi i Cristiano Ronaldos dhe i trajnerit Zinedine Zidane.

Real Madrid gënjeu veten kur mendoi se largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit nuk do të ndikonte aspak në performancën dhe perceptimin e klubit nga skuadrat e tjera. Kjo vjen për dy arsye themelore:

Ronaldo ishte një futbollist i cili prodhonte 50 gola në sezon për bluzën e madrilenëve, dhe mungesa e tij është e qartë pasi ky ishte sezoni më pak i frytshëm për Real Madridin për sasinë e golave të shënuar që prej vitit kur Ronaldo u transferua në Madrid.

  Ronaldo përveç se ishte golashënuesi më i mirë për Real Madrid-in, ai ishte dhe lideri absolut i ekipit, ishte lojtari i cili i ngrinte besimin, moralin të gjithë shokëve të ekipit dhe e bënte bluzën e Real Madridit më të frikshme për ekipet kundërshtare. Kjo mungesë shihet qartë në ndeshjet e Real Madrid pasi dhe ekipet më të vogla sulmojnë dhe luajnë pa frikë kundër kampionëve të Europës.

Gjithashtu largimi i Zinedine Zidane ishte një problem të cilin Real Madrid nuk arriti ta menaxhojë shumë mirë, pasi trajneri Julen Lopetegui u shkarkua vetëm 3 muajsh si pasojë e përformancave të dobëta dhe tani Solari është shumë pranë shkarkimit pasi është në stolin e trajnerit në periudhën më të keqe të Real Madridit në dy dekadat e fundit.

Por a është kjo rënie faji i trajnerëve?

Florentino Perez në 2-3 merkatot e fundit të verës nuk tranferoi asnjë lojtar me peshë pasi vazhdoi të besonte se kishte ekipin më të mirë në botë dhe nuk kishte nëvojë për këmbë të reja dhe risi në ekip dhe tani e mësoi të kundërtën në mënyrën më të keqe të mundshme. Perez solli në Madrid lojtar të rinj, talente nga liga të ndryshme siç janë Vinicius Jr, Mariano por këta janë lojtar të cilët akoma nuk kanë ndërtuar karrierën e tyre dhe padyshim nuk janë të aftë të mbajnë në shpinë peshën e madhe që ka stema e Real Madridit.

Te gjithë yjet e Real Madrid janë futur në fazën e fundit të karrierës së tyre, ku mund të përmendim Luka Modric, Sergio Ramos, Tony Kross, Benzema dhe Marcelo të cilët janë të gjithë në të 30-tat e tyre.

Analogjikisht kemi rëniet e ‘perandorive të futbollit’, ku përmendin Manchester United me brezin e Sir Alex Ferguson, ku grupi i tij i lojtarëve kishte emra të mëdhenj si Paul Scholes, Ryan Giggs, David Beckham Wayne Rooney dhe shumë të tjerë. Pas largimit të Ferguson dhe me shuarjen e këtij brezi lojtarësh, United nuk ka arritur të fitojë më Premier League-n dhe as të arrijë në një fazë eliminatore të Champions League deri në vitin e kaluar me Mourinho ku u skualifikua nga Sevilla në raundin e 1/16-ve.

E njejta histori është përsëritur në shumë klube elitë, si Milanin e Shevchenkos, Inzaghit, Kakas, Seedorf, Maldinit etj apo edhe Interin e Zannetit dhe Snejider-it.

Kjo është një krizë ne klubin madrilen dhe java e kaluar ishte testi i së vërtetës ku tregoi kapitullimin e një epoke suksesi, ashtu si çdo perandori që ka nsjen, pikën kulminante dhe fundin e saj, Real Madridi mund të themi se shënoi dje fundin mbizotërimit në Ligat Europiane.

Perceptimi tashmë ka ndryshuar, Real Madrid nuk do jetë me klubi i cili do jetë pretendent për të fituar Ligën e Kampionëve, verbimi nga bluza e bardhë e Madrilenëve ka filluar të zbehet në sytë e ekipeve kundërshtare por dhe besimi i vet tifozëve të tyre ka rënë ndjeshëm. Lufta më e madhe që do ketë Real Madrid në vitet e ardhshme do jetë ndërtimi dhe një herë i hijes së gjidandit

Interesante do jetë periudha në vazhdim, pasi ‘Los Blancos’ do ketë shumë dhimbje koke për vazhdmësinë e klubit. Duhet një rikonstruktim total, fytyra të reja, futbollistë të uritur për suskes po edhe një frymë e re për klubin që të rimëkëmbet nga katastrofa e cila përjetoi natën e kaluar para tifozerisë së tyre.

 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league real madrid real madrid ajax champions league real madrid real madrid ajax

Sondazh

Poll