Sport

Grekët janë të bindur, Durmishaj do zgjedhë përfaqësuesen helene

5 Mars 2019, 19:18 Nga DOSJA
Grekët janë të bindur, Durmishaj do zgjedhë

Fiorin Durmishaj po i largohet gjithnjë e më shumë Kombëtares së Shqipërisë për të luajtur me atë greke.

22 vjeçari po zhvillon një sezon fantastic me ekipin e Panionios ne Greqi ku ka shënuar dhe 11 herë mes Kampionatit dhe Kupës së Greqisë, shqiptari mesa duket është bindur ti afrohet përfaqësueses se Greqisë në vend që të veshë uniformën kuqezi.

Mediat greke janë të bindura dhe menaxherët e lojtarit kanë nisur dokumentacionin e nevojshëm që Durmishaj të bëhet pjesë e përfaqësueses greke.

Edhe pse ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë 22-vjeçari nga Vlora por i lindur në Athinë dhe rritur në Greqi, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, që me shumë gjasa nuk do të jetë pro Shqipërisë. Trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis e ka thënë publikisht se e do 22-vjeçarin në skuadër, shkruan Ss.

Fakti që Durmishaj ka luajtur me U-21 e Shqipërisë  pritet të jetë një problem për grekët, por asgjë që nuk mund të zgjidhet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fiorin durmishaj greqi kombetarja shqiptare fiorin durmishaj greqi kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll