Sport

Champions League/ PSG-Manchester United, përmbysja e madhe apo një ditë e zakonshme për Mbappe?

6 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Champions League/ PSG-Manchester United, përmbysja e madhe apo një

Manchester United udhëton sot drejt Parisit për ndeshjen e dytë eliminatore të Champios League, ku kërkon përmbysjen e madhe me PSG pas asaj hhumbjeje 2-0 në shtëpi.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ u fut në ndeshjen e parë me një konfidencë shumë të lartë, por parisienët i ulën nga deliri i madhështisë me golat e Kimpembe dhe Mbappe në Old Trafford.

Ai rezultat i bën parisienët favoritët e ndeshjes, sidomos me United ku ka një numër të madh mungesash të rëndësishme, por nëse ka njeri që mund të inspirojë një përmbysje është heroi i finales të 1999, Ole Gunnar Solskjaer.

Ander Herrera, Jesse Lindgard, Nemanja Matiç, Anthony Martial, Juan Mata, Phil Jones dhe Antonio Valencia janë të gjithë të padisponueshëm për Manchester United.

United gjithashti do jetë dhe pa Paul Pogba si pasojë e kartonit të kuq, ndërkohë që Alexis Sanchez është jashtë fushave për së paku 8 javë si pasojë e dëmtimit.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel do të vazhdojë të jetë pa yllin Neymar për shkak të dëmtimit, por kampionët francezë do të zgjedhin për të njëjtin sistem kompakt që ka punuar shkëlqyeshëm në Old Trafford.

Edinson Cavani mund të jetë në dispozicion pas humbjes së ndeshjes së parë përmes lëndimit, por me shumë mundësi ai do e nisë ndeshjen nga stoli.

Formacionet e mundshme:

Man Utd XI :De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Dalot, McTominay, Pereira, Fred; Lukaku Rashford

PSG XI: Buffon, Kehrer, Bernat Kimpembe, Silva, Alves, Di Maria, Marquinhos, Verratti, Draxler, Mbappe

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league psg manchester united champions league psg manchester united

Sondazh

Poll