Sport

Real Madrid dështon në mbrojtjen e titulit kampion, Ajax e eliminion nga Champions

6 Mars 2019, 07:24 Nga DOSJA
Real Madrid dështon në mbrojtjen e titulit kampion, Ajax e eliminion

Holandezët e Ajaxit bënë surprizën e madhe duke eleminuar kampionët e Europës në fuqi nga Liga e Kampionëve, duke fituar me rezultatin 1-4 në “Santiago Bernabeu”.

Tre herë kampionët radhazi në Champions, dështuan në mbrojtjen e avantazhit 1-2 në ndeshjen e parë në Amsterdam.

Në pjesën e parë ishin Ziyech dhe Neves ata që shënuan shpejt për holandezët, por golat sollën edhe dëmtimet e Lucas dhe Vinicius, që lanë fushën e lojës brenda pjesës së parë.

Më pas në pjesën e dytë, në minutën e 62-të ishte Tadiç ai që shënoi golin e tretë për holandezët, duke sjellë edhe reagimin e Realit në minutën e 70′ me anë të Asensios.

Por shpresat e të gjitha madrilenëve “u venitën” vetëm dy minuta pasi Asensio shënoi pasi Schone shënoi një gol spektakolar nga një goditje dënimi.

Sfida tjetër e mbrëmjes, Tottenham-Borussia përfundoi me rezultatin 1-0, me një gol të kapitenit Harry Kane. Londinezët kishin filluar edhe ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 3-0 në “Wembley”.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league real madrid ajax totenham-borussia champions league real madrid ajax totenham-borussia

Sondazh

Poll