Sport

Ndryshim rrënjësor tek Juventusi. ‘Zonja e Vjetër’ i vihet pas Joao Felix dhe mjeshtrit të ‘Tiki-Taka’

5 Mars 2019, 18:11 Nga DOSJA
Ndryshim rrënjësor tek Juventusi. ‘Zonja e Vjetër’ i

Juventusi po kërkon të bëjë një ndryshim rrënjësor në ekipin e tij, fillimisht duke ndryshuar stilin e lojës me Pep Guardiolën si trajner dhe duke sjellë një nga talentet më në zë të momentit, Joao Felix.

Media Italiane Mediaset raporton se Massmiliano Allegri mund t’i japë fund aventurës së tij juventine në fund të sezonit, pavarsisht si shkon sezoni 2018-2019 dhe Agnelli dëshiron të sjellë trajnerin më të paguar në botë, Guardiolën dhe tiki-takan e tij.

Gjithashtu një javë më parë përflitej për ish futbollistin e ‘Zonjës së Vjetër’, Zinedine Zidane që të merrte stolin e trajnerit në Torino, por mesa duket italianët kanë si synim dhe një ndryshim te filozofisë së lojës të kampionëve të Italisë.

Por kjo do ishte pak e vështirë për Juventusin, duke marrë parasysh suksesin që spanjolli po korr me Manchester Cityn dhe gjithashtu kontratën që ka deri në vitin 2021 e cila e paguan atë 23 milionë euro në sezon.

Dyshimet erdhën pasi vëllai i Guardiolës, Pere, i cili njëkohësisht është edhe agjenti i tij, u pa në një takim më drejtorët e Juventusit në Torino.

Në anën tjetër po punohet edhe për transferime të reja, ku mesfushori sulmues i Benficas, Joao Felix është në krye të listës.

Gazeta spanjolle AS shkruan se klubi italian është duke e kryesuar garën për yllin 19-vjeçar, i cili gjithashtu është i lidhur me Manchester Unitedin.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport joao felix juventus pep guardiola seria a joao felix juventus pep guardiola seria a

Sondazh

Poll