Sport

Neymar kapet ‘mat’ në Rio duke festuar karnivalet me këngëtaren e famshme

5 Mars 2019, 17:39 Nga DOSJA
Neymar kapet ‘mat’ në Rio duke festuar karnivalet me

Futbollisti i PSG, Neymar po kalon një javë fantastike në Brazil, duke marrë pjesë në Karnivalet e Rios me një këngëtare braziliane të famshme dhe shumë tërheqëse.

Ylli 27 vjeçar duket mjaft i afërt me këngëtaren Anitta, pasi siç shihet dhe në foto ai kishte hedhur krahun në qafë brazilianes në paradën ‘Sambadrome Marques de Sapucai’ e cila u zhvillua të hënën në Rio de Janeiro.

Nuk është e qartë nëse ata të dy kanë një marrëdhënie bashke, po sigurisht dukeshin si një çift ku edhe putheshin në faqe herë pas here.

Neymar ka pasur një lidhje me aktoren Bruna Marquezine për disa kohë, por sipas raportimeve ata janë ndarë në fund te vitit 2018.

Neymar është një nga atletët më të famshëm në botë dhe sipas Forbes është atleti i pestë më i paguar në botë me 90 milionë dollar në sezon.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kengetarja e famshme neymar kengetarja e famshme neymar

Sondazh

Poll