Sport

Ramadani për ndeshjen me Suedinë: “Janë të fortë, por edhe ne, nëse bëjmë lojën tonë më të mirë, ia dalim!”

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takim, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.

24 Mars 2024, 17:40 Nga DOSJA

Ramadani për ndeshjen me Suedinë: “Janë të fortë,

SUEDI - Për mesfushorin e Kombëtares, Ylber Ramadanin, skuadra ndaj Suedisë duhet të japë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv. Duke folur në konferencën për mediat në prag të këtij takim, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjmë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.

EURO 2024: “Ne duhet t’i tregojmë trajnerit që e meritojmë të jemi aty dhe këtë duhet ta bëjmë për me këtë lojë. Nuk e di nëse do të jem apo jo, por sido të jetë nuk është çështje personale Europiamni është çështje ekipi dhe unë do të mbështes skuadrën, jam apo nuk jam atje.”

KILI : “Ndeshjen me Kilin e morëm pak lehtë, por nesër duhet ta luajmë ndeshjen me seriozitet dhe të bëjmë maksimumin.

SUEDIA : “Duhet të përgatitemi për Europian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll