Sport

“Guardiola nuk do të qëndrojë si trajner i Manchester Cityt në kategorinë e dytë”...

Ish-trajneri i Aston Villa dhe Everton, Keith Wyness shprehen se Pep Guardiola nuk do të vazhdojë në “Etihad Stadium”, nëse klubi do të ketë sanksione nga UEFA.

24 Mars 2024, 14:44 Nga DOSJA
“Guardiola nuk do të qëndrojë si trajner i Manchester Cityt

ANGLI - Akuzat nga Premierliga që rëndojnë mbi Manchester Cityn dhe që kanë të bëjnë me “parregullsi financiare” që nga viti 2009 e çojnë skuadrën angleze drejt sanksioneve të ndryshme të mundshme, duke filluar nga ato financiare deri tek humbja e kategorisë.

Ky përfundim u arrit pas një hetimi katërvjeçar nga UEFA, një rast i paprecedentë që mund t'i kushtojë shumë pikë ekipit. Çfarë do të ndodhte në rast se ata përfundojnë, duke sanksionuar Cityn dhe gjithçka çon në një rënie nga Premier League? Duket vështirë të besohet, por jo e pamundur. Çfarë do të ndodhte atëherë me Pep Guardiolën?

Keith Wyness, ish-trajner i Aston Villas dhe Evertonit, është i qartë: "Pep Guardiola nuk do të qëndrojë për të menaxhuar ekipin në ligën e dytë,"- tha ai në një podcast të 'Football Insider'. 

"Unë mendoj se atij i është dhënë garanci se nuk ka pasur parregullsi, por nëse nuk do të ishte kështu ai do të largohej. Unë jam i sigurt se ai nuk do të dëshironte të drejtonte një ekip të ligës së dytë, kështu që mendoj se ndoshta do të largohej. Ai nuk do të bënte shumë mire”.

Premier League e akuzon Manchester Cityn për 115 shkelje financiare vitin e kaluar, me shkelje të supozuara që përfshinin nëntë sezone (2009-2019). City duhet ende të përballet me një komision të pavarur dhe seanca do të fillojë në vitin 2025.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll