Sport

Rikthimi ëndërr i ‘maestros’ Toni Kroos, te ‘Panzerat’ gjermanë… për 'Euro 2024'

Toni Kroos u rikthye në kombëtaren gjermane dhe tregoi oreksin e tij përpara Euros, me mesfushorin e Real Madridit që “vulos” rikthimin e tij te ‘Panzerat’ me një paraqitje të plotë dhe... klas.

24 Mars 2024, 16:12 Nga DOSJA
Rikthimi ëndërr i ‘maestros’ Toni Kroos, te

GJERMANI - Toni Kroos vendosi të veshë sërish fanelën e kombëtares gjermane. Pothuajse plot tre vite pas paraqitjes së tij të fundit për vendin e tij, mesfushori i Real Madrid ka vendosur të rikthehet dhe të përfaqësojë ‘Panzerat’ në Europianin në Gjermani.

Mbrëmjen e së shtunës, Kroos bëri paraqitjen e tij të parë nën flamurin kombëtar, tre vjet pas paraqitjes së tij të fundit. 34-vjeçari ishte një lojtar kyç në formacionin fillestar të Nagelsmann në miqësoren kundër Francës dhe u sigurua të tregonte se dinamika e Gjermanisë ndryshon plotësisht me të në listë.

U deshën vetëm shtatë sekonda që Kroos ta bënte të ndjeshme praninë e tij kundër francezëve. Gjermani mori topin pas fishkëllimës së parë, gjeti Wirtz-in me një pasim të shkëlqyer, me mesfushorin e Leverkusenit që shënoi një gol fantastik për të bërë 1-0 në... një natë të mirë.

Vazhdimi për Kroos ishte i ngjashëm. Një lojë klasike... pothuajse i përsosur në pasimin e tij, duke numëruar 121 pasime të suksesshme nga 128 që ai tentoi. Ai kishte 143 prekje të topit, fitoi 6/8 e dueleve që dha, ndërsa vlen të theksohet se asnjë nga futbollistët e Francës nuk arriti ta driblojë, me mesfushorin gjerman që numëroi edhe tre goditje të suksesshme.

“Ai ishte i pabesueshëm, për të qenë i sinqertë. Me topin në këmbët e tij të gjithë e dimë se ai është një futbollist i mrekullueshëm. Por edhe duelet që ka dhënë... Është kritikuar në të kaluarën për këtë. Ai punoi shumë dhe ishte i qëndrueshëm në detyrat e tij mbrojtëse. Ai është një djalë normal dhe është integruar mirë në ekip”,- tha trajneri i ‘Panzerëve’ pas ndeshjes.

Kroos ka treguar se është në formë të shkëlqyer dhe se është gati përpara Euros. Gjermania ndryshon dinamikën me mesfushorin me përvojë të Real Madridit në dispozicion, me Nagelsmann që gjen një... superarmë nga hiçi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll