Sport

'Filozofia' e Mourinhos: “Mund të stërvis kudo dhe gjatë verës dua të punoj”...

Nuk përjashtohet mundësia për t'u rikthyer në drejtimin e një klubi portugez, pas periudhave te Benfica, União de Leiria dhe FC Porto.

24 Mars 2024, 15:28 Nga DOSJA
'Filozofia' e Mourinhos: “Mund të stërvis kudo dhe

PORTUGALI - Trajneri José Mourinho tha këtë të dielë se mund të "trajnojë kudo", pas largimit nga italianët e Romës në janar, duke bërë të qartë se në verë dëshiron të jetë trajner i një ekipi futbolli.

Më 16 janar, 'Mou' u largua nga “verdhekuqtë” gjatë sezonit të tij të tretë te Roma, pasi fitoi Conference League në 2021/22, pasi kishte arritur edhe në finalen e Europa League sezonin e kaluar, teksa humbi me penallti nga spanjolët e Sevillas.

"Zero, zero (lajme). Nuk kam klub, jam i lirë. Por dua të punoj, në verë dua të punoj",- tha trajneri portugez 61-vjeçar për gazetarët e pranishëm në Autódromo Internacional do Algarve (AIA), në Portimão, ku po zhvillohet Çmimi i Madh i Portugalisë në MotoGP.

- Nuk përjashtohet mundësia për t'u rikthyer në drejtimin e një klubi portugez, pas periudhave te Benfica, União de Leiria dhe FC Porto.

Asnjëherë mos thuaj jo, sidomos në futboll. Jeta ime është futbolli, mund të stërvis kudo dhe nuk kam asnjë problem”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll