Sport

Federata Gjermane e Futbollit, gati të rinovojë kontratën me Nagelsmann, trajnerin e kombëtares: “Kjo është ajo që ne duam!”...

Gjermania është shteti që do të organizojë Kampionatin Evropian të vitit 2024.

24 Mars 2024, 17:33 Nga DOSJA
Federata Gjermane e Futbollit, gati të rinovojë kontratën me

GJERMANI - Julian Nagelsmann drejton kombëtaren gjermane nga shtatori 2023 dhe ka kontratë me kombëtaren gjermane deri në fund të Kampionatit Evropian në verë.

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf, pretendon se dëshiron të zgjasë kontratën e Julian Nagelsmann, dhe thotë se ekipi kombëtar po duket mirë.

“Ne duam të zgjasim kontratën me Nagelsmann. Jemi një skuadër e mirë, kuptohemi mirë dhe jemi në një dialog intensiv”,- tha Bernd Neuendorf, cituar nga britanikët nga GOAL.

Që kur është në krye të kombëtares, Julian Nagelsmann ka bërë pesë paraqitje si trajner dhe ka mesatarisht 1.40 pikë për ndeshje, sipas statistikave të ofruara nga uebsajti i specializuar ‘Transfermarkt’.

Cilat klube ka trajnuar më parë Julian Nagelsmann?

Julian Nagelsmann ishte trajneri kryesor në ekipet si TSG Hoffenheim, Red Bull Leipzig dhe Bayern Munich, përpara se të merrte ekipin kombëtar të Gjermanisë në shtator 2023.

Trajneri bëri 84 ndeshje për FC Bayern dhe ka arritur mesatarisht 2.31 pikë për lojë. Në RB Leipzig, Julian Nagelsmann udhëhoqi ekipin në 95 ndeshje dhe mesatarisht 1.94 pikë për lojë.

Për Gjermaninë, ndeshja ndaj Holandës vijon të martën më 26 mars nga ora 21:45. ‘Panzerat’ po përgatiten për “Euro 2024”, ku në Grupin A do të përballen me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll