Sport

Florentino Perez thyen bankën për Kylian Mbappe! Reali bën edhe dy transferta të tjera, të cilat ia ka premtuar sulmuesit...

Për ta bindur për të nënshkruar, Florentino Perez, presidenti i madrilenëve i premtoi francezit edhe dy transferime të tjera.

24 Mars 2024, 16:32 Nga DOSJA

SPANJE - Të gjitha aspektet kontraktuale, që lidhen me transferimin e Kylian Mbappe te Real Madrid janë zgjidhur, por jo ende ato që kanë të bëjnë me të drejtat e imazhit të futbollistit.

Për të siguruar që francezi të mos ndryshojë mendje në qindra metrat e fundit, presidenti i Madridit, Florentino Perez, ka premtuar se do të bëjë gjithçka për të sjellë edhe Alphonso Davies dhe Leny Yoro në skuadër, njofton shtypi spanjol.

Një gjë të ngjashme në të kaluarën kanë bërë edhe kampionët francezë për të “ryshfetuar” sulmuesin e ri. Para se Mbappe të nënshkruante kontratën e fundit, klubi parizian premtoi të nënshkruajë me Robert Lewandowski, Milan Skriniar dhe Bernardo Silva. Megjithatë, vetëm ish-mbrojtësi i Interit arriti në Parc des Princes.

Florentino Perez thyen bankën për Kylian Mbappe! Reali bën edhe

Nuk është më befasi që Real Madridi i ka vënë syrin Alphonso Davies dhe Leny Yoro. Mediat në Spanjë dhe Gjermani kanë bërë të ditur tashmë se futbollisti kanadez nuk do të vazhdojë kontratën me Bayern Munich.

Mbrojtësi i Lille, Leny Yoro është ndër qendërmbrojtësit më premtues në botë. Francezi kërkon ndryshim dhe është gati të refuzojë edhe kampionët e PSG-së për formacionin në “Santiago Bernabeu”.

Negociatat me dy lojtarët do të jenë më shumë formalitet. Real Madridi duhet së pari të arrijë marrëveshje me Bayernin dhe Lille, në mënyrë që të mund të transferohen lojtarët e premtuar. Qendërmbrojtësi i Lille, Leny Yoro, ka një vlerë prej 40 milionë eurosh, ndërsa Alphonso Davies, futbollisti i Bayern Munichut vlerësohet 70 milionë euro, sipas Transfermarkt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll