Sport

Sylvinho: “Ne jemi një skuadër e re, shumica formacionit kanë vetëm 10 ndeshje me Kombëtaren…”

“Ne duhet të kuptojmë diçka, bëm një paraqitje humë të mire në kualifikueset e europianit. Këto dy skuadra i zgjodhëm vetëm të forta pasi duhet të bëhemi gati për finalet.

24 Mars 2024, 17:33 Nga e.t

Sylvinho: “Ne jemi një skuadër e re, shumica formacionit

SUEDI - Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë miqësore të marsit mbrëmjen e së hënës në Stockholm përballë Suedisë. Një ditë përpara ndeshjes trajneri Sylvinho doli në konferencë për shtyp, ku sqaroi dhe paralajmëroi një ndeshje të vështirë. “Ne duhet të kuptojmë diçka, bëmë një paraqitje shumë të mire në kualifikueset e Europianit. Këto dy skuadra i zgjodhëm vetë të forta, pasi duhet të bëhemi gati për finalet.

LISTA EUROPIANIT - Vërtetë lojtarët thonë jo, por ata e mendojnë listën. Duhet të futen të gjithë për të dhënë maksimumin dhe ky është momenti i vlerësimit. Suedia është një skuadër shumë e fortë dhe e fuqishme. Ata janë mësuar të marrin pjesë në Europiane dhe Botërorë, ne e dimë që do të jetë shumë e vështirë.

KUNDERSHTARET E MIQESOREVE - I kemi zgjedhur vetë këto kundërshtarë si Kilin, ashtu edhe Suedinë. Janë të një niveli shumë të lartë. Ne kemi bërë një faze kualifikuese shumë të mire, jo të mire, nuk duhet ta harrojmë. Këto ndeshje janë sfida të rëndësishme përgatitore për finalet e Europianit. Ju i quani miqëore, por për mua janë thjesht ndeshje, rëndësi ka vërtetë rezultati por e rendësishme është që t'i provojmë të gjithë.

SKUADRA SHUME E RE - Ne jemi një skuadër e re, me një moshë relativisht të re, jo vetëm me vite, por të gjithë titullarët, ose shumica kanë vetëm 10-12 ndeshje me Kombëtaren. Na duhet t'i japim kohë, ndeshje, këtyre lojtarëve që të krijojnë besim dhe eksperiencë. Nuk është e thjeshtë, nuk është se kemi shumicën që kanë erksperiencë dhe shumë vite dhe na mbetet të aktivizojmë një apo dy të rinj, këtu janë shumica të rinj. Nesër ndaj Suedisë 2-3 lojtarë nga zëvendësuesit në ndeshjen me Kilin, do të jenë në formacion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll