Sport

“Sommer ndjeu dhimbje”, Interi pret me ankth testet mjekësore të portierit…

24 Mars 2024, 12:55 Nga DOSJA
“Sommer ndjeu dhimbje”, Interi pret me ankth testet mjekësore

ITALI - Së pari De Vrij dhe tani Sommer. Për Interin, një tjetër lajm i keq nga lojtarët që luajnë për kombëtaret. Probleme në kyçin e djathtë të portierit zviceran, pas një goditjeje në zonë me ish-lojtarin e Atalantas, Hojlund në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.

Ajo që ngushëlloi ambientin e ‘zikaltër’ ishte fakti që lojtari u largua me këmbët e tij në minutën e 37-të, edhe pse - raporton TV zviceran RSI, - kavilja e këmbës së Sommerit "ishte shumë e fryrë" dhe portieri kishte "shumë dhimbje" teksa doli nga stadiumi dhe mbërriti në hotel.

Sommer mund të kryejë kontrolle tashmë sot me stafin mjekësor zviceran dhe më pas të kthehet në Milano. "Duke parë se ai ishte në gjendje të vazhdonte të luante në fillim, shpresoj që lëndimi të mos jetë serioz. Nuk mund të fsheh pak shqetësim",- tha trajneri zviceran Murat Yakin.

Ndërkohë të hënën ose më së voni të marten, janë planifikuar teste të reja për Stefan de Vrij pas problemit të aduktorit të pësuar gjatë kampit stërvitor me kombëtaren holandeze. Lojtari ka kryer tashmë kontrolle me stafin mjekësor ‘Portokalli’, por Interi dëshiron të ketë një pamje më të qartë të problemit.

Sigurisht që në këtë pikë de Vrij do të mungojë në ndeshjen në shtëpi kundër Empolit të hënën e Pashkëve kur të rifillon kampionati. Inzaghi tashmë po planifikon ta rikthejë atë për ndeshjen jashtë fushe në Udine të hënën më 8 prill.

Ndërkohë skuadra do të rikthehet në stërvitje të mërkurën: kur trajneri ‘zikaltërve’ të nisë sërish, ai do të mund të llogarisë në rikuperimin e dyfishtë të Carlos Augusto dhe Sensi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll