Sport

Spalletti: "Ekuadori test i vështirë. Retegui perfekt, por këtë herë luan Raspadori"...

“Këtu duhet të bëjmë sinteza më të shpejta dhe duhet të jemi inteligjentë për të kuptuar se duhet të bëjmë hapa përpara për të bëhemi të një niveli më të lartë se tani”

24 Mars 2024, 13:19 Nga DOSJA
Spalletti: "Ekuadori test i vështirë. Retegui perfekt, por

SHBA - Pas fitores së miqësore ndaj Venezuelës, Italia po përgatitet të përballet me  Ekuadorin  në “Red Bull Arena” në Nju Jork. Gjithsesi, Luciano Spalletti është i bindur se do t'i shohë ‘Azzurrët’ të përmirësohen kundër një kundërshtari që nuk do të jetë i lehtë për t'u kapërcyer.

"Unë tashmë e kam në mendje 11-shen sepse në këto ndeshje këtu është më e lehtë të punosh me lojtarët për të shkuar më thellë me njohuritë taktike, - komentoi Spalletti për kanalet zyrtare të FIGC. - Kundër Ekuadorit do të jetë një ndeshje më e vështirë, sepse ata kanë cilësi dhe fizik, prandaj do të jetë një test i rëndësishëm dhe jam kurioz të shoh se si djemtë do ta zbatojnë atë që kemi përgatitur në ndeshje”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës trajneri italian po punon edhe për unitetin e djemve që synojnë Europianin pas problemeve që patën herët e fundit: “Më pëlqyen si grup , jemi shumë pranë sjelljes korrekte. që është e nevojshme”.

Moduli i lojës? "Kombëtarja është në mes të një përpjekjeje për të ndryshuar sistemin e lojës: "Është gjithmonë një proces që duhet ta ndjekim. Duhet ta bëjmë shpejt sepse nuk është se kemi shumë kohë, si në një klub normal, ku shihemi çdo ditë dhe mund të ngarkoni diçka, ose të analizoni diçka më thellë. Këtu duhet të bëjmë sinteza më të shpejta dhe duhet të jemi inteligjentë për të kuptuar se duhet të bëjmë hapa përpara për të bëhemi të një niveli më të lartë se tani, sepse do të na duhet një nivel më i lartë atëherë për të shkuar të takohemi me kundërshtarët që na kanë përballur që në ndeshjet e para”.

Raspadori titullar? "Dilema e qendërsulmuesit mundon Spallettin, i cili pasi regjistroi golat e Reteguit ndaj Venezuelës, është gati të nisë me Raspadorin: "Retegui ka treguar se është i përsosur për atë rol me gola të mirë dhe punë të shkëlqyer për ekipin. Tani, megjithatë, Raspadori do të fillojë nga fillimi, e kisha thënë tashmë që do të ndërroj 8-9 lojtarë”.

Ndërtimi nga poshtë? "Duhet bërë gjithmonë, por jo deri në pavetëdije, sepse nëse më pas humbet një top që shkakton penallti, ose pëson gol, do të thotë që situata nuk është vlerësuar mirë. Nëse kundërshtari është i mirë në presing dhe ju vë në vështirësi, ju e hidhni topin te sulmuesi, i cili më pas duhet të jetë i mirë për ta bërë atë të luajtshëm, duke qenë se Retegui është i mirë për ta bërë atë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll