Bota

SHBA kërkoi të ndalnin sumet mbi rafineritë ruse, Kievi: Goditja e tyre është legjitime

Kjo deklaratë vjen pas një kërkese që SHBA-të i bënë Kievit që të ndalonte kryerjen e sulmeve me dronë ndaj rafinerive ruse pasi nxisnin shtrenjtimin e çmimit të naftës në të gjithë globin.

22 Mars 2024, 13:23 Nga M.B
SHBA kërkoi të ndalnin sumet mbi rafineritë ruse, Kievi: Goditja
Një pamje tregon një zjarr në një depo nafte të goditur nga bombardimet e fundit në rrjedhën e konfliktit Rusi-Ukrainë në Donetsk, Ukrainë e kontrolluar nga Rusia, 6 dhjetor 2023

UKRAINA- Kievi zyrtar tha sot se rafineritë ruse të naftës ishin objektiva legjitime për forcat e saj që të goditeshin. Kjo deklaratë vjen pas një kërkese që SHBA-të i bënë Kievit që të ndalonte kryerjen e sulmeve me dronë ndaj rafinerive ruse pasi nxisnin shtrenjtimin e çmimit të naftës në të gjithë globin. Ukraina rriti sulmet e saj ndaj objekteve energjetike ruse këtë muaj, duke lëshuar një numër të madh drone me rreze të gjatë për të goditur rafineritë më të mëdha të Rusisë, duke rezultuar në pezullimin e përkohshëm të prodhimit në disa prej tyre.

"Ne i kuptojmë thirrjet e partnerëve tanë, SHBA, por në të njëjtën kohë po luftojmë me aftësitë, burimet dhe praktikat që kemi," tha Olha Stefanishyna, ministre, në Forumin e Sigurisë në Kiev. Ajo tha se objektet energjetike ishin objektiva legjitime nga pikëpamja ushtarake.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll