Bota

Intervista e Putinit me Tucker Carlson bëhet pjesë e sistemit arsimor në shkollat në Rusi

Nxënësve iu kërkua të përgjigjen në një kuiz me pyetje të bazuara në atë që kishte thënë Putin.

22 Mars 2024, 13:05 Nga r.ll
Intervista e Putinit me Tucker Carlson bëhet pjesë e sistemit arsimor
intervista e putin

RUSI- Intervista e Vladimir Putin me gazetarin konservator amerikan Tucker Carlson është bërë pjesë e sistemit arsimor të Rusisë si një model që fëmijët të mësojnë historinë e vendit të tyre. Studentët rusë panë pjesë të intervistës së Putinit me gazetarin amerikan, zëdhënësin e Trump, gjatë orës së mësimit, sipas postimeve në mediat sociale nga disa shkolla, sipas mediave të huaja.

Putin dha një intervistë në shkurt Tucker Carlson, një ish-prezantues i Fox News, dhe kaloi gjysmë ore duke rrëfyer historinë e Rusisë që nga viti 862, duke argumentuar se Ukraina nuk kishte qenë një shtet i pavarur sipas tij që atëherë. Më pas nxënësve iu kërkua të përgjigjen në një kuiz me pyetje të bazuara në atë që kishte thënë Putin.

Në postimet në platformën e mediave sociale ruse VK, shkollat ​​e përshkruan mësimin si një "lojë intelektuale" që i ndihmoi fëmijët të kuptojnë "fazat e zhvillimit të shtetit rus" dhe thanë se ishte argëtuese. Në një shkollë në qytetin jugor rus të Rostovit, nxënësit e shkollave fillore shikuan video të intervistës së presidentit rus dhe më pas iu përgjigjën pyetjeve të përshtatshme për moshën.

Në të njëjtën kohë, në shkollën e mesme Domodedovskaya, nxënësit patën mundësinë të mendonin për pyetje për t'i dërguar Putinit.  Më 13 shkurt, Vladimir Putin i dha një intervistë gazetarit amerikan, e para për një gazetar perëndimor përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kishte thënë se ai preferonte Carlson sepse qasja e ish-prezantuesit të Fox News ndryshon nga mbulimi "i njëanshëm" i luftës në Ukrainë nga shumë media perëndimore.

rusi vladimir putin

Sondazh

Poll