Bota

Mbuloi kokën brenda xhaketës, pse e bëri verpimin e çuditshëm Giorgia Meloni gjatë seancës në parlament

 Gjatë një dialogu të shkurtër, kreu i ambientalistëve italianë Angelo Bonelli i tha Melonit të mos e shikojë me një vështrim që i shkakton shqetësim të madh.

22 Mars 2024, 12:20 Nga S.N
Mbuloi kokën brenda xhaketës, pse e bëri verpimin e
Foto Ilustrim

ITALI- Një foto e kryeministres italiane Giorgia Meloni , e cila fsheh fytyrën në xhaketën e saj teksa po zhvillohet një debat në Parlamentin e Romës, është bërë virale.

Fotoja është riprodhuar nga të gjitha mediat italiane dhe gjithashtu nga Wall Street Journal, në faqen e saj të parë. E gjithë ngjarja lidhet me një fjalim të kryeministrit italian në Parlament. Gjatë një dialogu të shkurtër, kreu i ambientalistëve italianë Angelo Bonelli i tha Melonit të mos e shikojë me një vështrim që i shkakton shqetësim të madh.

Kryeministrja e vendit reagoi me një lëvizje spektakolare. Fillimisht hapi krahët dhe më pas u fsheh menjëherë brenda xhaketës. 

Giorgia Meloni, duke komentuar ngjarjen e pazakontë nënvizoi: Vë re se shumë deputetë të opozitës reaguan me habi, sepse unë iu përgjigja me ironi, duke mbuluar fytyrën, deklaratës së kreut të ambientalistëve për të mos shkaktuar ankth tek kolegu. Meloni megjithatë i kërkoi falje koleges së saj dhe kujtdo tjetër që mund të ketë ndjerë ndonjë shqetësim.

giorgia meloni

Sondazh

Poll