Bota

Arrestohen 7 rusë në Moskë që po planifikonin sulme të dhunshme

Sipas FSB, të arrestuarit janë të lidhur me "Trupat Vullnetare Ruse", një organizatë paraushtarake që ka marrë përgjegjësinë për inkursionet e fundit në rajonet ruse në kufi me Ukrainën.

22 Mars 2024, 13:20 Nga S.N
Arrestohen 7 rusë në Moskë që po planifikonin sulme
Foto Ilustrim

RUSI- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se ka arrestuar shtatë banorë të Moskës që po planifikonin sulme të dhunshme në kryeqytetin rus, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Sipas FSB, të arrestuarit janë të lidhur me "Trupat Vullnetare Ruse", një organizatë paraushtarake që ka marrë përgjegjësinë për inkursionet e fundit në rajonet ruse në kufi me Ukrainën.

Moska e ka cilësuar "Trupin Vullnetar Rus" si "organizatë terroriste", e cila, sipas FSB-së, po planifikonte veprime të dhunshme kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, personelit ushtarak dhe të huajve.

rusi

Sondazh

Poll