Bota

"Allahu e shkatërroftë", Erdogan nuk përbahet ndaj Netanyahu-t: Ne ia besojmë Zotit tonë një person si ai

Mediat e huaja raportojnë se Erdogan ka thënë se ia besojnë Zotit një person si Netanyahu dhe e ka mallkuar kryeministrin izraelit duke thënë "Zoti e shkatërroftë".

22 Mars 2024, 12:43 Nga M.B

 

"Allahu e shkatërroftë", Erdogan nuk përbahet ndaj
Benjamin Netanyahu dhe Rexhep Taip Erdogan

LINDJE E MESME- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duke se nuk është përmbajtur ndaj zemërimit të tij me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Gaza, teksa "ka futur në mes dhe çështjen hyjnore". Mediat e huaja raportojnë se Erdogan ka thënë se ia besojnë Zotit një person si Netanyahu dhe e ka mallkuar kryeministrin izraelit duke thënë "Zoti e shkatërroftë".

"Ne ia besojmë Zotit tonë një person të quajtur Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë", ka thënë presidenti turk.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme izraelite, Israel Katz ka thirrur në një takim urgjent zëvëndësambasadorin turk, për një notë proteste në lidhje me fjalët e Erdogan.

"Ju që mbështesni djegësit e fëmijëve, vrasësit, përdhunuesit dhe kriminelët e Hamasit, jeni të fundit që mund të flisni për Zotin. Heshtni dhe kini turp", ka qenë përgjigja e Katz për Erdoganin.

Tensionet mes izraelit dhe Turqisë kanë qenë në përshkallëzim të ndjeshëm që prej 7 tetorit kur nisi konflikti në shkallë të gjerë mes Izraelit dhe Palestinës. Turqia dhe Erdogan nuk kanë pranuar ta cilësojnë Hamasin si një organizatë terroriste, teksa i kanë bërë thirrje Netanyahut dhe Izraelit të ndalin gjenocidin në Gaza.

erdogan dhe netanyahu

Sondazh

Poll