Sport

VIDEO/ Trajneri i Marokut korrigjon një gazetar për emrin e sulmuesit 'Díaz' të Real Madridit: "Ai është Brahim Abdelkader!"…

Walid Regragui i tregoi gazetarit se emri i lojtarit të Real Madridit, është "Brahim Abdelkader... Díaz"

22 Mars 2024, 13:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Trajneri i Marokut korrigjon një gazetar për emrin e sulmuesit

MAROK - Walid Regragui, trajneri i Marokut, i korrigjoi emrin e Brahim Diaz, një gazetari gjatë një konference për shtyp.

"Walid Regragui e korrigjoi gazetarin që përsëriti "Díaz" disa here, në vend që ta quante Brahim,"- raportoi ‘Futbol Marroqui 212’ në llogarinë e tij ‘X’ (Twitter). Trajneri i Marokut  përfundoi duke i treguar gazetarit se si është emri i lojtarit të Real Madridit.

Regragui ishte plot lëvdata për Brahim Abdelkader Díaz: "Ai zgjodhi të luante për Marokun, në një moment të vështirë për të dhe ne duhet t'i themi faleminderit. Ai do të fitojë zemrat e vendit tonë. Edhe pse Spanja e thirri me raste, ai më vonë zgjodhi të luajë me Marokun”.

Gjatë konferencës për shtyp, e cila u mbajt në Rabat, Walid Regragui zbuloi idenë e tij për të thirrur lojtarin edhe për Lojërat Olimpike të Parisit.

"Kalendari është i komplikuar. Por nëse trajneri olimpik e kërkon dhe nëse djali jep ‘OK’, ne do t'i mbështesim që të kemi një turne të mirë. Dhe, natyrisht, varet edhe nga Real Madridi, pasi nuk është një datë e FIFA-s.

Nëse ai dëshiron dhe klubi e lë atë, ne do të donim që ai të shkojë në Paris dhe do të jemi të lumtur ta kemi në Lojërat”,- iu përgjigj trajneri i Marokut, një pyetjeje të ‘Marca’-s.

VIDEO/ Trajneri i Marokut korrigjon një gazetar për emrin e sulmuesit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll