Sport

Bukayo Saka tërhiqet nga “Tre Luanët”, humbet Brazilin dhe Belgjikën…

I dëmtuar, Bukayo Saka (Arsenal) u largua nga grumbullimi i Anglisë të enjten dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjet kundër Brazilit dhe Belgjikës.

22 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Bukayo Saka tërhiqet nga “Tre Luanët”, humbet Brazilin dhe

ANGLI - Lajm i keq për Anglinë dhe Arsenalin, Bukayo Saka u largua nga grumbullimi i “Tre Luanëve” për shkak të lëndimit dhe u kthye në klubin e tij.

“Topçiu” do të mungojë në dy ndeshjet miqësore të ekipit të tij, të shtunën kundër Brazilit dhe të martën kundër Belgjikës. 

Federata angleze ka bërë me dije se ai nuk do të zëvendësohet. Kjo mungesë i shtohet asaj të një tjetër lojtari të Arsenalit, Gabrielit. Edhe braziliani ishte larguar nga përzgjedhja e tij disa ditë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll