Sport

Nuk ka garanci për Dani Alves, babain e Neymar distancohet: “Nuk kemi detyrim”...

Neymar Senior bën me një njoftim zyrtar: "Shpresoj që Danieli të gjejë përgjigjet që kërkon në familjen e tij"

22 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Nuk ka garanci për Dani Alves, babain e Neymar distancohet: “Nuk kemi

BRAZIL - Familja e Neymar distancohet zyrtarisht nga rasti i Dani Alves. Pas  konfirmimit të mospagesës me kusht dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen e ish-mbrojtësit të krahut brazilian në burgun e Barcelonës, vjen një njoftim zyrtar nga babai i sulmuesit të Al Hilal:

“Siç e dinë të gjithë, në fillim e kam ndihmuar Dani Alves, pa asnjë lidhje me çështjen në vazhdim, - janë fjalët e Neymar Senior në faqen e tij në Instagram.

Në këtë moment të dytë, në një situatë të ndryshme nga ajo e mëparshme, në të cilën gjykatat spanjole kanë vendosur tashmë për dënimin, ata po spekulojnë dhe po përpiqen të lidhin emrin tim dhe djalin tim, me një çështje që nuk na shqetëson më sot.

Shpresoj që Danieli dhe familja e tij të gjejnë të gjitha përgjigjet që ai kërkon. Për ne, për familjen time, çështja është e mbyllur. Pikë!".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Neymar Pai (@neymarpai_)

Që të mërkurën u përhapën zërat për një lirim të afërt, pas pranimit të ankesës së avokatëve të Dani Alves, të cilët i kishin kërkuar Gjykatës mundësinë e lirimit me kusht pas më shumë se një viti burg. 

Sipas “La Vanguardia”, Neymar duhet të ishte ai që do të paguante shumën e rënë dakord, një milion euro. Një rrethanë tashmë e mohuar kategorikisht nga babai i tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll