Sport

Botërori 2026/ Ndeshja e kthimit midis Koresë së Veriut dhe Japonisë, shtyhet…

Fillimisht e planifikuar për të martën, ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026 mes Koresë së Veriut dhe Japonisë do të luhet në një datë tjetër.

22 Mars 2024, 12:00 Nga DOSJA
Botërori 2026/ Ndeshja e kthimit midis Koresë së Veriut dhe
Maya Yoshida gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar

JAPONI - Ndërsa Konfederata Aziatike (AFC) kishte njoftuar në mëngjes se ndeshja kualifikuese për Botërorin 2026 mes Koresë së Veriut dhe Japonisë do të luhej në terren neutral, para pak çastesh bëri me dije, se kjo ndeshje nuk do të luhet as të martën e ardhshme siç ishte planifikuar fillimisht.

“Ndeshja ndërmjet Republikës Demokratike të Koresë dhe Japonisë, e planifikuar për më 26 mars, nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar për shkak të rrethanave të paparashikuara”,- tha organi në një deklaratë.

“Na pyetën gjatë pjesës së pare, nëse mund ta organizonim (takimin) në Japoni”,- deklaroi të enjten presidenti i Federatës Japoneze, Kozo Tasima, pas ndeshjes së parë kualifikuese mes dy vendeve të luajtur në Tokio, të fituar nga japonezët me rezultatin 1-0.

“U thashë se kjo kërkesë ishte aq e papritur, sa nuk munda t'u përgjigjesha menjëherë pozitivisht,- vazhdoi ai. - Ua shpjegova se do të na duheshin të paktën dy-tri ditë për t'iu përgjigjur, duke u theksuar se ishte e ndërlikuar”.

Ndërsa koreanët nuk shpjeguan arsyen e refuzimit të tyre, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi se Pheniani nuk dëshironte të organizonte takimin për shkak të përhapjes së një infeksioni bakterial në Japoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll