Sport

Japonia kërkon 3.5 milionë euro nga Andrés Iniesta, për mospagim të taksave

Iniesta është një nga tre futbollistët e huaj që ka luajtur për ekipet japoneze, nga të cilët Agjencia Japoneze e Taksave kërkon shuma të ndryshme për mospërmbushjen e duhur të detyrimeve tatimore.

22 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Japonia kërkon 3.5 milionë euro nga Andrés Iniesta, për

JAPONI - Autoritetet tatimore japoneze po kërkojnë që futbollisti spanjol Andrés Iniesta të paguajë 580 milionë jen (rreth 3,5 milionë euro ose 3,7 milionë dollarë)  për mosdeklarimin e duhur të të ardhurave gjatë qëndrimit të tij në Japoni.

Iniesta është një nga tre futbollistët e huaj që ka luajtur për ekipet japoneze, nga të cilët Agjencia Japoneze e Taksave kërkon shuma të ndryshme për mospërmbushjen të detyrimeve të tyre tatimore, duke rezultuar në një shumë totale të pa deklaruar prej 2.100 milionë jen (12.7 milionë euro), sipas çfarë publikoi transmetuesi shtetëror “NHK” këtë të premte.

Sipas burimeve të paspecifikuara të cituara nga “NHK”, zyra rajonale e taksave e Osakës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet qyteti i Kobe, ka përcaktuar se Iniesta ka lënë rreth 860 milionë jen (rreth 5.2 milionë euro) të pa deklaruara nga të ardhurat e tij. Marrëveshjet kontraktuale me Vissel Kobe, të cilës i përkiste nga korriku 2018 deri në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Autoritetet japoneze konsiderojnë se Iniesta, 39 vjeç, ishte, për qëllime tatimore, rezident në Japoni, duke jetuar gjatë asaj periudhe me familjen e tij në qytetin e Kobe, ku ai ishte ambasador kulturor.

Rrjedhimisht, Agjencia Japoneze e Taksave kërkon nga futbollisti, i cili aktualisht luan për Emirates Club, një shumë prej 580 milionë jenësh, që përfshin një shtesë për mospagesat e taksave të akumuluara, sipas transmetuesit shtetëror japonez.

Agjencia Japoneze e Taksave ka arritur në përfundimin, se si Iniesta, ashtu edhe dy lojtarët e tjerë të huaj, nuk kanë dorëzuar siç duhet deklaratat e tyre tatimore përkatëse për një periudhë të caktuar kohore edhe pse kanë banuar në Japoni.

Dy futbollistët e tjerë janë koreanojugori Kim Jin-hyeon (36), portieri i Cereza Osaka, i cili do të kishte lënë të padeklaruar 700 milionë jen (4.2 milionë euro) dhe sulmuesi brazilian Anderson Patric Aguiar Oliveira, "Patric" (36) , i cili aktualisht luan për Nagoya Grampus dhe nuk do të kishte deklaruar rreth 600 milionë jen (3.6 milionë euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll