Sport

Gjermania kalon te Nike, ‘tradhëton’ Adidas-in pas më shumë se 70 vite…

Gjermania po ndryshon furnizuesin e pajisjeve sportive dhe do të luajë me Nike nga viti 2027, duke i dhënë fund partneritetit të saj më shumë se 70-vjeçar me Adidas.

22 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA

Gjermania kalon te Nike, ‘tradhëton’ Adidas-in pas më

GJERMANI - Ky është fundi i një partneriteti historik prej më shumë se 70 vitesh mes Adidas dhe ekipit gjerman. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi të enjten se kishte nënshkruar një kontratë me prodhuesin e pajisjeve sportive Nike për periudhën 2027-2034. 

Adidas ka mbështetur kombëtaren gjermane që nga viti 1950 dhe ishte i pranishëm gjatë 4 fitoreve të ‘Mannschaft’ në Kupën e Botës (1954, 1974, 1990, 2014). Shuma e kontratës nuk është komunikuar.

 “Mezi presim të punojmë me Nike. (...) Por një gjë është e qartë: deri në dhjetor 2026, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur sukses të përbashkët me partnerin tonë prej kohësh Adidas," - tha Presidenti i DFB, Bernd Neuendorf.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll