Sport

Acerbi dhe Juan Jesus në Prokurori: ‘Zikaltrit’ po mendojnë për të ardhmen e tij te Inter

Prokurori federal Chiné do të dëgjojë versionin e ngjarjeve të dy protagonistëve të çështjes së trishtë Inter-Napoli

22 Mars 2024, 11:30 Nga DOSJA

Acerbi dhe Juan Jesus në Prokurori: ‘Zikaltrit’ po

ITALI - Më në fund ka ardhur dita. Që nga mbrëmja e së dielës nuk është folur veçse për aferën Acerbi-Juan Jesus, e cila sot zyrtarisht doli nga gazetat, rrjetet sociale dhe televizionet për t'u bërë fakt real, me dëgjimin e dy protagonistëve në Prokurori. 

Marrja në pyetje e lojtarit të Interit u bë me video-konferencë, me futbollistin (i mbështetur nga avokati i ‘zikaltërve’, Capellini) dhe një përfaqësues i prokurorisë publike në Appiano Gentile, ndërsa prokurori federal Chiné dhe zëvendësit e tij ndodheshin në Romë.

E njëjta procedurë edhe për Juan Jesus. Prokuroria, pasi ka mbledhur dëshminë e dy lojtarëve, do të vlerësojë sanksionin disiplinor që do t'i vendoset lojtarit të Interit. Nëse pranohet versioni i fundit ("Do të të bëj të zi"), Acerbi mund të ndëshkohet me dy ose tre ndeshje. 

Megjithatë, nëse ofendimi racist konfirmohet, mbrojtësi i ‘zikaltërve’ do të sanksionohet me një skualifikim prej të paktën dhjetë ndeshjesh, ose një ndalim në kohë. Vendimi pritet shumë shpejt, në fillim të javës së ardhshme.

Mundësia që Acerbit t'i jepet një skualifikim i gjatë, përveç privimit të lojtarit nga kombëtarja për të ardhmen, do ta rrezikonte seriozisht edhe qëndrimin e tij te Interi. Përtej gjobës së pashmangshme, klubi ‘zikaltër’, gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj çështjes së racizmit, do të shqyrtonte seriozisht mundësinë e ndarjes me Acerbin. 

Heshtja, mungesa e ndonjë deklarate zyrtare, shpjegohet jo vetëm me maturinë që lidhet me mungesën e qartësisë se si ndodhën ngjarjet në të vërtetë, por edhe nga acarimi i klubit për mënyrën se si u trajtua historia e lojtarit në media dhe rrethimi i tij. 

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Interi tashmë ka ndërmarrë hapa për të testuar ujërat për një mbrojtës për sezonin e ardhshëm. Dhe çfarë mbrojtësi, duke qenë se po flasim për Kim, ish-lojtarin e Napolit tani te Bayern Munich.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll