Sport

Talenti gjerman Musiala, nuk e fsheh dashurinë e tij për Leo Messin...

I riu gjerman mund të bëhet numri 10 i ardhshëm i Gjermanisë dhe pranon se është i ndikuar nga Messi.

22 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA

Talenti gjerman Musiala, nuk e fsheh dashurinë e tij për Leo Messin...

GJERMANI - Jamal Musiala, i Bayern Munich, u përfshi padyshim me ‘Mannschaft’ për ndeshjet ndërkombëtare të marsit. Ylli i ri 21-vjeçar, pavarësisht moshës së tij, do të jetë një nga elementët e fortë në listën e Julian Nagelsmann për të garuar në Euro në shtëpi këtë verë. 

Me dhjetë gola dhe gjashtë asistime në njëzet e një ndeshje të Bundesligës, lojtari i stërvitur nga Chelsea ka një sërë paraqitjesh të nivelit të lartë dhe është një shtyllë e vërtetë e Bayernit të Thomas Tuchel.

Në të vërtetë, Jamal Musiala mund të bëhet numri tjetër 10 i ‘Mannschaft’, që është padyshim një numër më shumë se simbolik për lojtarët që luajnë në pozicionin e tij. 

"Numri 10 ka qenë një ëndërr për mua që i vogël, sa herë që shikoja Messin. Por nuk do të lejoj që kjo të më shqetësojë mendjen, edhe pse do të ishte shumë e veçantë ta mbaj këtë numër pas shpine,"- tha ai duke na lënë të kuptojmë se ylli argjentinas e frymëzon talentin gjerman jashtëzakonisht shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll