Sport

Haaland dhe Guardiola para kombëtares: “Pep më tha vetëm një gjë”…

"Është bukur të përfaqësosh vendin tënd, por është ndryshe të përballesh me Arsenalin fundjavën e ardhshme, krahasuar me Çekinë në shtëpi”.

22 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Haaland dhe Guardiola para kombëtares: “Pep më tha vetëm

NORVEGJI - Sulmuesi Erling Haaland, i cili foli në konferencën për shtyp nga ekipi i Norvegjisë, rrëfeu bisedën e tij të fundit me trajnerin Pep Guardiola, përpara se t'i përgjigjej thirrjes së ekipit të tij kombëtar:

"Është bukur të përfaqësosh vendin tënd, por është ndryshe të përballesh me Arsenalin fundjavën e ardhshme, krahasuar me Çekinë në shtëpi. Nuk mund të gënjej, ka një ndryshim të madh”.

Pep Guardiola, para se të largohesha më tha: "Gjatë kampionatit evropian, atëhere do të jesh në gjendje të relaksohesh. Të ndalosh pak do të jetë pozitive, edhe pse padyshim që do të kisha dashur të luaje në një kompeticion, si ai me Norvegjinë."

Në lidhje me kritikat e marra kohët e fundit, sulmuesi i Manchester Cityt në fund shtoi: "Mendoj se gjëja e rëndësishme nuk është të flasësh aq shumë me gojën tënde, por me këmbët e tua. Unë e kam bërë tashmë. Të gjithë të tjerët mund të flasin me gojën e tyre, unë me këmbët e mia”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll