Sport

Tym dhe polici në stërvitjen e Kombëtares, tifozët protestojnë për biletat!

Këtë herë jo për të mbështetur kuqezinjtë, pasi bëhej fjalë thjesht për një seancë stërvitore, por për të protestuar në lidhje me pamundësinë për të siguruar bileta për në Kampionatin Europian Gjermani 2024.

19 Mars 2024, 19:50 Nga DOSJA

Tym dhe polici në stërvitjen e Kombëtares, tifozët

TIRANE - Krahas futbollistëve dhe mediave, të pranishëm në ambientet e Shtëpisë së Futbollit gjatë stërvitjes së kombëtares kuqezi ishin edhe disa prej tifozëve të tifo-grupit “Illyrian Elite”.

Tym dhe polici në stërvitjen e Kombëtares, tifozët

Këtë herë jo për të mbështetur kuqezinjtë, pasi bëhej fjalë thjesht për një seancë stërvitore, por për të protestuar në lidhje me pamundësinë për të siguruar bileta për në Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Tym dhe polici në stërvitjen e Kombëtares, tifozët

“Ku janë biletat tona”, shkruhej në një nga pankartat e shpalosura prej tyre, teksa nuk munguan as tymueset. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë event madhor ka zgjuar interesin e qindra mijëra shqiptarëve në vend dhe në Europë, megjithatë vetëm një numër i kufizuar e tyre do të kenë mundësi të ndjekin kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll