Sport

Presidenti Laporta do të përpiqet ta bindë Xavin të qëndrojë, nëse Barcelona arrin në gjysmëfinale të Champions League…

Juan Laporta do të bëjë edhe një përpjekje përfundimtare për ta bindur Xavi që të vazhdojë në pankinën e Barcelonës. Kusht do të jetë nëse “blaugrana” do të arrijë në gjysmëfinale të Champions League.

19 Mars 2024, 17:54 Nga DOSJA
Presidenti Laporta do të përpiqet ta bindë Xavin të

SPANJE - Xavi ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit, ​​por Juan Laporta ka plane të ndryshme për teknikun katalanas! 

Ndonëse ai ka theksuar disa herë, se vendimi i tij nuk do të ndryshojë, drejtuesi i skuadrës katalanase synon t'i ofrojë sërish vazhdimin me ‘Blaugranët’.

Megjithatë, kjo do të ndodhë vetëm nëse Barcelona arrin të paktën në gjysmëfinalet e Champions League. 

Sipas një raportimi të “Sport”, Laporta synon t’i propozojë Xavit vazhdimin te Barcelona nëse arrin të kapërcejë pengesën e Paris Saint-Germain-it dhe të kualifikohet në gjysmëfinalen e kompeticionit më të mirë evropian për klube.

Thuhet se Laporta beson se puna e Xavi në klub nuk ka përfunduar edhe nëse katalanasi kualifikohet kundër Paris Saint-Germain, atëherë presidenti i Barcelonës pritet të sugjerojë që ai të vazhdojë në klub edhe sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll