Sport

VIDEO/ Një hotel saudit në Detin e Kuq, sipërmarrja e fundit e Cristiano Ronaldos...

Cristiano Ronaldo ka ndërmarrë një sipërmarrje të re biznesi me Georgina Rodriguez dhe partnerja e tij na tregon ecurinë e tij.

19 Mars 2024, 18:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Një hotel saudit në Detin e Kuq, sipërmarrja e fundit e

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, përveçse mbret i futbollit, dëshiron të arrijë majat edhe me bizneset e tij. Ai nuk ndalet para asgjëje, synimi i tij është zgjerimi i aktiviteteve të biznesit në të gjitha fushat.

Sipërmarrja e tij e fundit e biznesit, me Georgina si bashkëudhëtare të tij, është një hotel në Detin e Kuq.

Çifti kanë nisur një mision për të ndërtuar një hotel luksoz në bregun perëndimor të Arabisë Saudite, ku tani ndihen si në shtëpinë e tyre.

Partneri i yllit portugez ka postuar një video në Instagram me projektet që po bëhen në zonë, për të realizuar vizionin e tyre.

Modelja e ka titulluar historinë e saj "Ndërtimi i një parajse të re", duke etiketuar Ronaldon, i cili gjithashtu bën disa paraqitje në video.

Kompania, e quajtur "Vizitoni Detin e Kuq", ndodhet midis Umluj dhe Alwajh dhe premton një "jetë të jashtëzakonshme" mes "ujërave bruz që pushtojnë shqisat tuaja" .

Faqja e tyre në media sociale reklamon gjithashtu një sërë aktivitetesh argëtuese, që mund të shijoni në rajonin perëndimor të Arabisë Saudite gjatë një vizite, duke përfshirë rrëshqitje në ajër, kajak dhe zhytje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll