Sport

Tenistja Aryna Sabalenka në zi!... Partneri i saj 42-vjeçar humb jetën papritmas...

Marrëdhënia e Sabalenkës me Koltsov kishte filluar në korrik 2021

19 Mars 2024, 15:51 Nga DOSJA

Tenistja Aryna Sabalenka në zi!... Partneri i saj 42-vjeçar humb

RUSI - Vdekja e Konstantin Koltsov, partnerit 42-vjeçar të tenistes Aryna Sabalenka, u njoftua nga ekipi i hokejit Salavat Yulaev që ai drejtonte.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se ka ndërruar jetë trajneri i Salavat Yulaev, Konstantin Koltsov ”, thuhet në njoftimin e skuadrës me seli në qytetin Ufa të Rusisë.

“Ai ishte një njeri i fortë dhe i lumtur, i dashur dhe i respektuar nga lojtarët, kolegët dhe tifozët. Konstantin Evgenievich bëri histori me klubin. U prehtë në paqe”,- përfundon njoftimi për 42-vjeçarin, i cili kishte bërë histori në fushën e hokejit kryesisht për shpejtësinë e tij.

Marrëdhënia e Sabalenkas me Koltsov filloi në qershor 2021 me numrin 2 të botës në tenis, duke postuar shpesh foto të tyre së bashku, duke shprehur dashurinë e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????????????????? ????????❤️ (@sabalenka_aryna)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????????? ???????????????????????????????????? ????????❤️ (@sabalenka_aryna)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll