Sport

Vendimi i Gjykatës për lirimin e Dani Alves është negativ… do të vazhdojë në burg

Dani Alves do të qëndrojë në burgun Brians 2 në Barcelonë, pasi Gjykata nuk e miratoi kërkesën e brazilianit për lirim e tij të parakohshëm.

19 Mars 2024, 18:33 Nga DOSJA
Vendimi i Gjykatës për lirimin e Dani Alves është

SPANJE - Avokati mbrojtës i Dani Alves ka kërkuar lirimin e parakohshëm të brazilianit, i cili u dënua me 4.5 vjet burg për përdhunim.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës ishte negativ, me brazilianin që mbeti në burgun “Brians 2”, ku mbahet që kur 23-vjeçarja e akuzoi se e kishte sulmuar seksualisht në një klub nate.

“Unë besoj në drejtësi, nuk do të ik, do të jem gjithmonë në dispozicionin tuaj”,- tha 40-vjeçari brazilian gjatë seancës përmes një video-konference.

Prokuroria, e cila madje bëri ankim ndaj vendimit fillestar të Gjykatës për shtimin e dënimit, kërkoi që ish-futbollisti të qëndronte në burg, me argumentin se ekziston rreziku i arratisjes, veçanërisht në rast se dënimi i tij kalon 4,5 vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll