Sport

Southgate në ‘pole position’ të listës së Sir Jim Ratcliffe, për stolin e “Djajve të Kuq”...

Gareth Southgate raportohet se është në krye në listën e Sir Jim Ratcliffe për pankinën e Manchester United, nëse Erik ten Haag largohet në fund të sezonit.

19 Mars 2024, 17:34 Nga DOSJA
Southgate në ‘pole position’ të listës së Sir

ANGLI - Një tjetër emër në listën e Sir Jim Ratcliffe, për drejtimin teknik të Manchester United, nxjerrin në dritë anglezët. Sipas “Mirror” kreu i ri drejtues i United është duke e menduar seriozisht rastin e Gareth Southgate.

Siç raportojnë mediat angleze, Sir Jim Ratcliffe e ka Southgate në listën e tij dhe madje theksohet, se rasti i teknikut anglez është miratuar edhe nga legjendat e klubit. 

Trajneri 53-vjeçar e ka mendjen te ‘Euro 2024’ për momentin, megjithatë kontrata e tij me kombëtaren e Anglisë skadon dhjetorin e ardhshëm me të dyja palët, që ende nuk kanë rënë dakord për rinovimin.

Në të njëjtën kohë, e ardhmja e Erik Ten Hag është ende në ajër, pasi ardhja e Ratcliffe ka ndryshuar shumë gjëra te ‘Djajtë e Kuq’, ku gjithçka do të vendoset në fund të këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll