Sport

Thibaut Courtois i jep lamtumirën sezonit! Dëmtim i ri për portierin belg të Realit, çarje e meniskut në gjurin e djathtë…

Thibaut Courtois është lënduar sërish, këtë herë në gjurin e djathtë, duke bërë që portieri belg të largohet në lot nga stërvitjet e Realit të martën në mëngjes. Stafi mjekësor vendos nëse ai duhet t'i nënshtrohet një operacioni apo jo.

19 Mars 2024, 18:12 Nga DOSJA
Thibaut Courtois i jep lamtumirën sezonit! Dëmtim i ri për

SPANJE - Thibaut Courtois nuk do të mund të luajë sërish deri në fund të këtij sezoni, pasi portieri belg është lënduar sërish rëndë, sipas raportimeve të para dhe njoftimit të Realit në fund të stërvitjes së të martës.

Në fakt, raportimet në Spanjë thonë se Courtois u largua nga programi me lot në sy, pasi nuk mund ta besonte fatkeqësinë që i kishte ndodhur, ndërsa ishte në fazën e rikuperimit pas ligamentit kryqëzues që pësoi në gusht 2023 në gjurin e majtë.

Në njoftimin mjekësor të Realit flitet për një çarje të meniskut këtë herë në gjurin e djathtë, ndërsa informacionet thonë se ekipi mjekësor i klubit spanjol ende nuk ka vendosur nëse do ta operojë apo jo portierin belg.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

"Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me një meniskun medial të çarë në gjurin e tij të djathtë. Dëmtimi ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme. Progresi është në pritje."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll