Sport

“Kisha pirë, përfituan nga gjendja ime!” Tronditëse dëshmia e vajzës së përdhunuar seksualisht nga lojtarët e Velezit...

Femra, e cila duket se është sulmuar seksualisht nga katër futbollistë të Velez-it në Argjentinë ka dëshmuar para autoriteteve, duke theksuar se pas disa kanaçe birre, ajo filloi të ndihej e trullosur.

19 Mars 2024, 16:39 Nga DOSJA
“Kisha pirë, përfituan nga gjendja ime!” Tronditëse

ARGJENTINE - 24-vjeçarja, e cila duket se është abuzuar seksualisht nga katër futbollistë të Velez Sarsfield, dha dëshminë e saj për atë që ka ndodhur natën e 3 marsit në Arches. 

Bëhet fjalë për Abel Osorio, Jose Florentin, Brian Koufre dhe Sebastian Sosa, të cilët ndodhen në bankën e të akuzuarve me akuzën se kanë kryer akte seksuale pa pëlqimin e viktimës së dyshuar.

Sipas asaj që 24-vjeçarja ka treguar në gjykatë, gjithçka ka nisur kur ajo ka shkuar në hotelin, ku ishte mbledhur skuadra, pas mesnate. 

Ajo ishte në dhomën 407 për të takuar Sebastian Sosan, të cilin e kishte njohur përmes mesazheve në rrjetet sociale. Megjithatë, kur ai u ngrit në suitë, ajo zbuloi se atje ishin edhe tre lojtarët e tjerë.

Ajo ka mbetur në dhomë, pasi sipas asaj që ka dëshmuar, ajo ka pirë disa kanaçe birrë në shoqërinë e futbollistëve. Megjithatë, ajo më vonë theksoi se kjo nuk ishte e vetmja pije alkoolike që pinte, pasi lojtarët e trajtuan atë edhe me Fernet (një pije alkoolike italiane). 

Pas një kohe ajo filloi të ndjehej mjaft e trullosur dhe e përgjumur. Më pas ajo u shtri në një nga shtretërit, duke u ankuar se këtu kanë përfituar autorët e dyshuar. 24-vjeçarja pohoi se teksa po përpiqej të rikuperohej, ajo u sulmua seksualisht. Kur më në fund e rifitoi qetësinë, ajo kërkoi një makinë dhe u kthye në shtëpinë e saj.

Kujtohet se Vélez vendosi të përjashtojë katër futbollistët nga skuadra, ndërsa theksoi se do të ndihmojë sa më shumë prokurorinë e Tucuman për zbardhjen e ngjarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll